Ndërtimi dhe rikonstruksioni i vijës hekurudhore – Korridori 8 në fokus të bisedimeve midis Ministrit Nuredini dhe ambasadorit bullgar Angelov

Sot, Ministri Nuredini zhvilloi  takim pune me ambasadorin e Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut  E.T. Angel Angellov. Takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore. Bashkëpunimi dypalësh në fushën e mjedisit  jetësor midis Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe Bullgarisë shënon një zhvillim të veçantë. Një nga projektet prioritare për të dy palët është ndërtimi dhe rikonstruksioni i vijës hekurudhore  – Korridori 8. Sipas Konventës për ndikimin në mjedisin jetësor në kontekst ndërkufitar (ESPOO Convention), pala bullgare shprehu interes për krijimin e një komiteti dypalësh për të diskutuar mbi ndikimet në mjedisin jetësor  dhe për të propozuar masa zbutëse në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm. Me krijimin e këtij Korridori, do të zhvillohet një sistem transporti që do të kontribuojë në rritjen e dinamikës ekonomike me vendet evropiane.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…