Takimi i Ministrit Nuredini me Ambasadoren Zvicerane H. E. Sibil Zuter Tejada

Ministri Nuredini zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadoren e Zvicrës H. E. Sibil Zuter Tejada ku u diskutuan fushat prioritare për bashkëpunim dhe sfidat për mbrojtjen e mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Konfederatës Zvicerane është një nga donatorët më të mëdhenj në këtë fushë, dhe siç theksoi Ambasadorja Tejada, ajo do të vazhdojë të mbështesë, ndër të tjera, infrastrukturën e ujërave të zeza, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe mbrojtjen e natyrës. Gjegjësisht, Qeveria Zvicerane përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariatit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe konsultim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i përfshin këto fusha në Strategjinë e re të Programit për Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021 – 2024. Ky dokument veçanërisht i rëndësishëm paraqet proces të planifikimit për katër vitet e ardhshme dhe përfshin kërkime intensive, vlerësime dhe konsultime me palët kryesore të interesit, në mënyrë që të mbështesë përparësitë kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…