Grubi priti ambasadorin e Rumanisë Stanila: U bënë avancime historike në Maqedoni të Veriut

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot priti në takimlamtumirës ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,z.Viorel Stanila.Gjatë këtij takimi Grubi i shprehu mirënjohje ambasadorit Stanila përangazhimin gjatë mandatit të tij katër vjeçar në Maqedoni të Veriut dhee përgëzoi për bashkëpunimin e mirë midis Qeverisë së Maqedonisë sëVeriut dhe ambasadës së Rumanisë në vend.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Stanila diskutuan edherreth rëndësisë së mbajtjes së marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, qëjanë një vlerë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe përrajonin dhe në këtë drejtim u konfirmua se ekziston një atmosferë e mirënë vend për një angazhim edhe më të madh në këtë drejtim dhe mos pengimtë rrugëtimit tonë evropian.Grubi dhe Stanila gjatë takimit u pajtuan se Maqedoninë e Veriut epresin reforma edhe më të mëdha dhe negociatat me Bashkimin Evropian kuRumania si gjithmonë është e gatshme që të ndihmojë në të gjitha fazat.Grubi i konfirmoi qëndrimin e tij ambasadorit Stanila se rruga edrejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihet përmestransparencës së plotë dhe vetingut që do të kryhet ndaj bartësve tëfunksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.Në fund të takimit, zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi dheambasadori i Rumanisë, z.Viorel Stanila shkëmbyen mendime dhe përmënyrat më efikase dhe të nevojshme lidhur me menaxhimin e situatës sëkrijuar me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 si dhe biseduan dhe përngjarjet politike në vend dhe rajon.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…