Grubi, Besimi, Bekteshi dhe Nuredini takuan krerët e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore

Z

ëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, ministri i Financave z.Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë z.Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Naser Nuredini takuan krerët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).Gjatë këtij takimi nga ana e ministrave u tha se bashkëpunimi i Qeverisë me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore gjatë mandatit të ri katër vjeçar do të thellohet edhe më tepër dhe se Qeveria do të vazhdojë të jetë partner i bashkëpunimit në arritjet e qëllimeve strategjike ekonomike të OEMVP-së.Zëvendëskryeministri i parë, z.Artan Grubi bashkë me ministrat e tjerë u ka thënë përfaqësuesve të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore se prioritet i qeverisë është dhe do të mbetet ekonomia por edhe drejtësia në vend duke shtuar se Qeveria do të punojë që në Maqedoni të Veriut të ketë zhvillim të barabartë rajonal.Zëvendëskryeministri i parë Grubi bashkë me ministrat dhe përfaqësuesit e OEMVP-së nuk mbetën pa diskutuar edhe vendimin e Bashkimit Evropian që gjatë katër viteve të ardhshme do të ndaj 9 miliard euro për Evropën Juglindore.Të dyja palët u shprehën të kënaqura që këto mjete do të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhave por edhe në fushën e energjetikës. Bashkë erdhën në përfundim se me këtë hap, Bashkimi Evropian po vë firmën mbi Maqedoninë e Veriut, përkatësisht rajonin tonë.Kryetari i OEMVP-së, z.Nebi Hoxha, i shoqëruar nga kryetar i nderit z.Xhemail Dauti dhe anëtari i këshillit drejtues z.Arsim Papraniku gjatë këtij takimi informuan ministrat se pandemia globale COVID-19 që u përhap në të gjitha sferat e jetës, në veçanti në fushën e ekonomisë, bëri që mijëra kompani të humbasin tregjet dhe klientët e tyre, të përballen me humbje dhe një përqindje e konsiderueshme e tyre të pushojnë së funksionuari.Në fund të këtij takimi mes zëvendëskryeministrit Grubi, ministrave Besimi, Bekteshi dhe Nuredini me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore u tha se është për tu përshëndetur hapi i OEMVP-së që të përshtatet me “normalen e re”, ridrejtimin e resurseve dhe zgjerimin e fushës së veprimit në kushte të tilla të vështira.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…