Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Serra dhe këshilltarin për bashkëpunim ekonomik Roberto Ruiz Antolin. Temë e takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve si dhe mundësitë dhe potencialet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ambasadori Lorenzo Serra përgëzoi zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe uroi ministrin Bekteshi për rizgjedhjen Ministër i Ekonomisë. Ministri Bekteshi e informoi ambasadorin Serra për politikat dhe masat e zbatuara nga Qeveria lidhur me trajtimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, kryesisht në drejtim të mbështetjes së ekonomisë. Ministri Bekteshi shprehu falënderimet e tij për mbështetjen miqësore të Mbretërisë së Spanjës në proceset demokratike dhe euro-atlantike të vendit, dhe vuri në pah se ka ende mjaftueshëm hapësirë të madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht për shkak të faktit se Mbretëria e Spanjës është një nga vendet e pakta me të cilat Maqedonia e Veriut ka suficit të bashkëpunimit ekonomik. Këto të dhëna, siç theksoi Ministri, janë një nxitje për të dy vendet për të punuar më shumë në drejtim të rritjes së tregtisë në periudhën e ardhshme, por edhe për të mbështetur kompanitë për të zgjeruar aktivitetet e tyre të biznesit në të dy vendet. Ministri dhe ambasadori ranë dakord se ka shumë hapësirë për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e investimeve në energjetikë, veçanërisht në burimet e ripërtëritshme të energjisë, për të cilat Spanja ka përvojë të gjerë. Ministria e Ekonomisë do të mbetet e hapur në të ardhmen për çdo lloj bashkëpunimi me Mbretërinë e Spanjës, nënvizoi Ministri Bekteshi dhe u dakorduan me ambasadorin Serra që ata do të punojnë për të zgjeruar më tej marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.