MPJ Osmani në konferencë për shtyp informoi për bashkë-kryesimin me Procesin e Berlinit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë

Ministri Osmani me konferencën për shtyp e shënoi fillimin e aktiviteteve lidhur me bashkë-kryesimin me Procesin e Berlinit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë.Në fillim të konferencës Osmani përkujtoi që Procesi i Berlinit u inicua në vitin 2014, nën ombrellën e Kancelares Gjermane Merkel, dhe kryesimin pastaj me radhë e morën Franca Austria, Italia, Britania dhe Polonia, që më pastaj, për herë të parë, të sillet vendim për bashkë-kryesim të Republikës së Bullgarisë si anëtare e BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat. Kjo ishte mirënjohje për të dy vendet, fillimisht për Bullgarinë, nën kryesimin e së cilës me Bashkimin Evropian, u përforcua perspektiva evropiane e rajonit me Samitin e Sofjes të vitit 2018 dhe Deklaratës së Sofjes, por gjithsesi edhe mirënjohje për Maqedoninë e Veriut, e cila e rilindi idenë evropiane në rajon, përmes nënshkrimit dhe implementimit të tre Marrëveshjeve, informoi Osmani.Osmani i njoftoi gazetarët edhe për vizitën e fundit në Sofje, ku midis temave të tjera të diskutuara me kolegen e tij, Ekaterina Zaharieva, një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua sfidave dhe aktiviteteve brenda kryesisë së përbashkët të Procesit të Berlinit dhe Samitit të ardhshëm të Sofjes. Ministri informoi në lidhje me kalendarin e aktiviteteve nga Agjenda intensive dhe e ngarkuar e kryesimit të Procesit të Berlinit :• Takim i Ministrave të Brendshëm (Shkup, 16 tetor 2020)• Takim i Ministrave të Shëndetësisë (Shkup, 22 tetor 2020)• Takim i nivelit ministror për tema që lidhen me integrimin e romëve (Tiranë, 27 tetor 2020)• Samiti Digjital (Tiranë, 2 nëntor 2020)• Takim i Ministrave të Ekonomisë (Sofje, 5 nëntor 2020)• Takim i Ministrave të Jashtëm (Sofje, 9 nëntor 2020)• Samit i Liderëve (Sofje, 10 nëntor 2020) Osmani i theksoi rezultatet kryesore të bashkë-kryesimit të Procesit të Berlinit, duke theksuar se elementi më i rëndësishëm i Procesit të Berlinit është platforma e tij e fuqishme politike që synon mbështetjen e perspektivës Evropiane të Rajonit dhe mbajtjen e procesit të zgjerimit drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, lart në agjendën e BE-së.”Për ne, në mënyrë plotësuese këtë vit, bashkë-kryesimi i përbashkët me Republikën e Bullgarisë, lë mundësi për të demonstruar afërsinë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë të të dy fqinjëve, si një pjesë kryesore e aspiratës për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit. Përkushtimi dhe investimi ynë është i lartë, rezultatet dhe suksesi i iniciativave të Procesit të Berlinit janë përcaktim i përbashkët, dhe ne kemi të njëjtin qëllim, që është kohezion i përforcuar rajonal dhe ndërtim i urave të bashkëpunimit. E di që e përmend këtë të fundit shumë shpesh, por diplomacia ka pikërisht atë rol, për tu lidhur dhe bashkuar. ky është qëllimi kryesor i procesit të Berlinit dhe kjo është ajo që na duhet më shumë për momentin”, përfundoi Osmani.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…