Kontestet historike me Bullgarinë, Grubi: Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen

 Integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian (BE) është çështje e rëndësishme dhe strategjike për në dhe të gjitha partitë politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë proces, kështu deklaroi për gazetën KOHA, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi duke u përgjigjur për ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh. Sipas tij edhe opozita duhet të mbështes këtë proces dhe jo ta ndërlikon për nevoja të politikës ditore. “Me fqinjin tonë, Bullgarinë, kemi nevojë për më shumë dialog, më shumë kontakte, më shumë takime dhe më shumë miqësi në frymën e marrëveshjes për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen. Edhe opozita jonë duhet të mbështes këtë proces dhe jo ta ndërlikon për nevoja të politikës ditore. Qytetarët tanë kanë bërë mjaftueshëm sakrifica si asnjë vend tjetër më herët dhe tërësisht meritojnë mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së për fillimin e negociatave”, deklaroi për KOHA, Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Maqedonisë. (D.J/KOHA)

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…