Osmani në Lubjanë në takim me Anzhe Logar: Sllovenia plotësisht mbështet Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat deri në fund të vitit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Logar. Fillimi i vizitës u shënua me një takim ndërmjet dy homologëve.Përveç zhvillimit dhe potencialit të marrëdhënieve dypalëshe, në bisedime dominuan temat që kanë të bëjnë me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, metodologjinë e re, diskutimet e vazhdueshme për kornizën negociuese për vendin, si dhe për pritjet  tona për Konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit në kuadër të presidencës së Gjermanisë me BE-në.”Të them të drejtën, pritjet tona janë të mëdha. Konsideroj se me të drejtë edhe ne, e edhe qytetarët, presim finalizimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në, me çka edhe formalisht do t’i fillojmë negociatat aderuese për anëtarësim në Union deri në fund të këtij viti”, tha Osmani, duke falënderuar kolegun e tij Logar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë që Sllovenia ia ofron Maqedonisë së Veriut për ambiciet e saja evropiane.”Ne jemi të vetëdijshëm se për këtë  vendim, si dhe shumë të tjera në të ardhmen, do të duhet që ta kemi mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë miqve tanë brenda BE-së, duke përfshirë këtu edhe fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë. Besoj se edhe sipas shembullit të vendeve tjera të cilët u anëtarësuan në Union në dy dekadat e fundit, siç është edhe Sllovenia, me qasje pozitive dhe të hapur, do t’i kapërcejmë sfidat edhe me miqtë tanë nga Bullgaria, dhe nuk do të lejojmë që të rrezikohet perspektiva evropiane e rajonit”, tha Osmani, duke e informuar Ministrin Logar për aktivitetin e përforcuar të shtetit për këtë çështje, të shprehur edhe nëpërmjet vizitës së tij në Sofjen zyrtare, si dhe aktivitetin e përforcuar të Komisionit të përbashkët për çështje historike.Ministri Logar e riafirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për integrimin tonë evropian dhe deklaroi se organizimi i Konferencës së parë ndërqeveritare me vendin tonë deri në fund të vitit do të jetë rezultati i vetëm logjik dhe valorizim i të gjitha përpjekjeve reformuese të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe politikës së saj konstruktive në marrëdhëniet me fqinjët. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…