Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi realizoi një takim pune me Zëvendës Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup z.Xhefri Golldstajn

Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi sot realizoi një takim pune me Zëvendës Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup z.Xhefri Golldstajn.Zëvendës Ministri Bushi falemnderoi z.Golldstajn për bashkëpunimin e suskesshëm dhe të frytshëm shumëvjeçar ndërmjet MPB-së dhe Misionit të OSBE-së, bashkëpunim i fokusuar në fushën e rreziqeve transnacionale, profesionalizimin e mëtutjeshëm dhe një punë demokratike policore. Z.Golldstajn i dëshiroi një mandat të sukseshëm Zëvendës Ministrit Bushi dhe i theksoi projektet e përbashkëta të implementuara këtë vit. Në kuadër të planeve për të ardhmen, Zëvendës Ministri Bushi e paraqiti inicijativën për takime bilaterale, trilaterale dhe rajonale të zëvendës ministrave me qëllim diskutimin e sfidave në aspekt të sigurisë me të cilat ballafaqohemi si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëbieduesit e përsëritën impenjimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të koordinuar dhe intensiv në procesin e profesionalizimit të policisë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…