Bekteshi: Subvencionimi i pagave për tetorin do të bëhet me kohë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi sot se Qeveria këtë javë do të dorëzoj në Kuvend zgjidhjen ligjore që do të mundësojë subvencionimin e pagave për punonjësit, si pjesë e paketës së katërt të masave për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive. Ai i bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos ndjekin politikë ditore, por të mbështesin miratimin e ndryshimeve në Kuvend.“Sa i përket pakos së katërt të masave, do të shfrytëzoj edhe këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjitha partive politike me masa që janë të destinuara për mbështetje të qytetarëve, posaçërisht kategorive të rrezikuara, biznesit, ruajtjen e vendeve të punës, nuk duhet bërë politikë ditore por se të gjithë bashkërisht duhet të kontribuojmë në përmirësimin e këtyre masave me qëllim që t’u dalim në ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve. Jam i bindur që me kohë do të fillojmë me realizimin e pakos së katër edhe pse disa nga masat tashmë kanë filluar të realizohen siç janë kreditë pa normë interesi, fundjavë pa TVSH, ndërsa sa i përket pagesës së pagave gjithsesi se do të arrijmë me pagesën e pagës së tetorit sipas kritereve që së bashku i kemi bërë edhe me odat ekonomike”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…