Grubi takim me nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të angazhuar për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, z.Keit Kraç

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi deklaroi sot se me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me qëllim rritjen e sigurisë në shtrirjen e rrjetit 5G midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmuam edhe njëherë bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve tona.“Këtë sot bashkë e biseduam me nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të angazhuar për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, z.Keit Kraç”deklaroi Artan Grubi .Maqedonia e Veriut tha ai si vend anëtar i NATO-së dhe si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, implementimin e rrjetit 5G ka për qëllim ta zhvillojë në pajtim me politikat e BE-së dhe të partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Nënsekretari i SHBA-ve z.Keit Kraç përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një partner i çmuar i Amerikës dhe me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me qëllim rritjen e sigurisë së shtrirjes së rrjetit 5G kjo gjë u dëshmua edhe njëherë përcjellë Tetovasot.z.Kraç gjithashtu tha se rrjetet e sigurta të teknologjisë 5G janë prej një rëndësie të veçantë për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.TetovaSot.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…