Osmani: Thellimi i bashkëpunimit me OKB konfirmon pjesëmarrjen aktive të vendit në mbështetjen e multilateralizmit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në emër të Qeverisë së bashku me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak e nënshkruan Kornizën e re për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm (UNSDCF) për periudhën 2021-2025.”Një nga pesë prioritetet e politikës së jashtme të vendit, si pjesë po ashtu edhe e misionit të mandatit tim si Ministër, është pjesëmarrja aktive e vendit në mbështetjen e multilateralizmit, si dobi thelbësore civilizuese në arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në botë. Kjo, aq më tepër që Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe si vend anëtarë i plotfuqishëm i NATO-s, por edhe si vend që qëndron para vetë fillimit të negociatave me BE-në, ngrihet përtej stereotipave të Ballkanit për vend të cilit vazhdimisht i duhet furnizim i paqes dhe stabilitetit, në një vend që jep kontribut thelbësor ndaj progresit të civilizimit rajonal e me këtë edhe botëror, gjë që është po ashtu edhe obligim i yni”, tha Osmani, duke shtuar se nënshkrimi i Kornizës përkon simbolikisht me Ditën e Kombeve të Bashkuara, 24 Tetor dhe festimin e 75 vjetorit të themelimit të Organizatës.Ministri Osmani u falënderua për të gjithë mbështetjen që Republika e Maqedonisë së Veriut e fiton nga miqtë tanë ndërkombëtarë, duke shtuar se kjo është kryesisht një përfitim për qytetarët tanë.”Këto janë mjete me të cilat përmirësohet kapaciteti ynë institucional, mbështetje e cila siguron kushte më të mira për biznes, kushte për tërheqjen e investimeve të huaja, për krijimin e vendeve të reja të punës, për të ardhura më të larta – në një mënyrë për përmirësimin e përgjithshëm të standardit të jetesës së qytetarët ”, tha Osmani.Me nënshkrimin e Kornizës për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm (UNSDCF) ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, u specifikuan drejtimet e punës së sistemit të KB në vend për periudhën 2021-2025, gjë që konfirmon bashkëpunimin e vazhdueshëm midis partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë, dhe me qëllim arritjen e përparësive tona të zhvillimit, brenda Kornizës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe angazhimet e vendit për të promovuar të drejtat e njeriut.”Rëndësia e këtij dokumenti është edhe më e madhe nëse marrim parasysh se aktivitetet janë komplementare dhe në funksion të integrimit evropian të vendit”, nënvizoi Ministri Osmani.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…