Takim i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani me ambasadorët e rinj evropianë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorët e rinj Evropianë të BE-së nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pjesë e iniciativës së Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian për rrjetëzimin e 60 të rinjve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, me potencial për lidership, për ndryshime inspiruese në rajonin ku jetojnë. Në këtë projekt, Maqedonia e Veriut është e përfaqësuar nga dhjetë kandidatë me obligim për studim të thelluar dhe promovim të vlerave evropiane në vend, dhe njëherësh edhe në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në nivel rajonal dhe në nivel të BE-së, duke e përfaqësuar në mënyrë të pashmangshme vendin tonë përmes këtij procesi.Fokusi i takimit u vendos në vlerat jashtëzakonisht të fuqishme të cilat të rinjtë i posedojnë, për demokraci, tolerancë dhe kohezionin shoqëror, në rëndësinë e aspiratave të tyre për të siguruar një jetë dinjitoze për të gjithë dhe përkushtimin e tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. U shkëmbyen mendime mbi misionin dhe aktivitetet më specifike të kësaj platforme, si dhe mundësitë eventuale për bashkëpunim në të ardhmen.MPJ Osmani potencoi: “Të rinjtë sjellin energji dhe entuziazëm të ri, aftësi për të mësuar zotësi të reja dhe kanë talente të mëdha. Rinia është fuqia e një shoqërie dhe pasqyrë e së ardhmes të një shteti. Prandaj edhe përpiqemi që zëri i tyre të dëgjohet, perspektivat e tyre të merren parasysh gjatë krijimit të politikave dhe aktiviteteve të ardhshme. Maqedonia e Veriut edhe një herë tregon se ka potencial dhe të rinj cilësor, të arsimuar dhe të talentuar, për të qenë bartës të ndryshimeve inspiruese dhe pozitive në frymën evropiane. Dhe kjo padyshim është e një rëndësie të veçantë në progresin tonë në rrugën drejt BE-së”.Njëkohësisht, u bisedua për sfidat në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera në rajon që kanë të bëjnë me largimin e të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar, si dhe rritjen e mundësive për krijimin e kushteve të favorshme për jetë cilësore dhe vende të reja të punës për të rinjtë, si dhe avancimin e mundësive të sipërmarrësisë tek të rinjtë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…