Osmani në takimin ministror për integrimin e romëve në suaza të Procesit të Berlinit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në rolin e bashkëkryesuesit të Procesit të Berlinit kishte fjalim hyrës në takimin ministror kushtuar integrimit të romëve që u mbajt në Tiranë, në formë digjitale.“Vitin e kaluar, me iniciativë të Maqedonisë së Veriut është sjellë Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit drejt BE-së. Veçanërisht më bën krenar fakti që një vit më vonë, në kuadër të kryesimit tonë të përbashkët me Bullgarinë në Procesin e Berlinit bëjmë përmbledhje të rezultateve të arritura nga zbatimi i kësaj Deklarate dhe diskutojmë aktivitetet në vijim”, potencoi Osmani.“Romët janë pjesë integrale e shoqërive tona, pa asnjë justifikim medoemos duhet të ndërmarrim masa konkrete politike dhe juridike për përfshirje të tyre më të madhe në të gjitha ngjarjet shoqërore. Integrimi në BE është rrugë e përbashkët, prandaj romët nuk guxojnë të lihen anash.  Si vende që synojmë anëtarësim në BE medoemos duhet të dëshmojmë koncept të suksesshëm rajonal për integrimin e romëve me përparim të dukshëm në fushat e arsimit, punësim, shëndet dhe strehim të romëve”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Osmani.Takimin ministror me fjalime hyrëse e përshëndetën edhe Komisioneri evropian për zgjerim Oliver Varhelyi dhe kryetari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.Konkluzionet nga ky takim planifikohet të përfshihen në dokumentet finale të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 10 nëntor në Sofje.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…