GRUBI: Kryeministri SHQIPTAR nxori në pah pa gatishmërinë e elitës politike maqedonase

Një gërvishtje e vogël për të drejta etnike apo për të avancuar të drejtat qofshin ato të shqiptarëve apo cilit do komb tjetër hasin në reagime të tilla dhe kjo fletë që shoqëria akoma nuk është gati për të përqafuar dallimet si një aset për këtë shoqëri. Ideja jonë për kryeministër nuk ishte asgjë tjetër përveç se për të thyer tabut dhe për të bërë de-etnizimin e fundit të pozitave mono etnike si themel i kontrollit etnik mbi një pushtet, u shpreh në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.Grubi gjithashtu tha se koncepti për kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në fakt nxori në pah pa gatishmërinë e elitës politike për të pranuar barazinë e plotë.“Pse mos të jetë një shqiptar kryeministër i RMV-së, çfarë i mungon një shqiptari që të udhëheq me këtë post? Ja tani është zëvendëskryeministri i parë i cili e zëvendëson drejtpërdrejt kryeministrin dhe jo më larg se sot udhëhoqa me dy seanca të qeverisë dhe vendimet i firmos sikur të jem kryeministër pasi që i bartë të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Grubi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…