Osmani pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të ri francez, Baumgartner

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Franceze në shtetin tonë, Cyrille Baumgartner.Ministri Osmani, duke i dëshiruar mision të suksesshëm Ambasadorit të ri, ka theksuar respektin e madh për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe bashkëpunimin produktiv që realizohet në shumë fusha të interesit të përbashkët dhe që është e bazuar në miqësinë tradicionale dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Në kontekst të dinamikës së perspektivës evropiane të rajonit, iu falënderua për mbështetjen dhe ekspertizën të cilën Maqedonia e Veriut e pranon nga Republika Franceze, si njëra prej shtyllave të Bashkimit Evropian.“Gjendemi në moment të rëndësishëm kur në kuadër të BE-së miratohet Korniza negociuese në përputhje me metodologjinë e re, ku presim mbështetjen e plotë të Francës. Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimi i negociatave do të jetë sukses i përbashkët edhe i Evropës dhe rajonit”, theksoi Osmani.Në kuadër të bisedës, ministri përshëndeti prezencën e ardhshme të përforcuar franceze përmes aktiviteteve të Agjencisë franceze për zhvillim, me çka do të krijohen mundësi për bashkëpunim më të afërt ekonomik dhe financiar në mes dy shteteve, si dhe përforcim të bashkëpunimit edhe në kuadër të Frankofonisë, si angazhim i përbashkët i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtarë dhe zgjerimin e gjuhës frënge dhe vlerave të saj.Ambasadori Baumgartner shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin bilateral dhe gatishmërinë të japë kontribut në thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve dhe popujve. Konfirmoi se Republika Franceze do të vazhdojë me mbështetjen parimore në drejtim që Maqedonia e Veriut të realizojë hapin e ardhshëm në rrugën evropiane, për ta mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare dhe formalisht të fillojë negociatat, deri në fund të vitit.Dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për çështje tjera aktuale në rajon dhe në plan ndërkombëtar.

Related posts

Ali Ahmeti përgëzon përzemërsisht shqiptarët dhe Ramën: Europa, alternativa e vetme për ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka komentuar sot hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nëpërmjet të…

Ali Ahmeti pret ambasadorin bulgar Radukov: Korniza negociuese me BE të zbatohet, shqiptarët “e ndershëm” po poshtërsojnë kombin 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e ri të Bulgarisë në Shkup, z. Zheljazko…

Ali Ahmeti takoi ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.  Kryetari Ahmeti dhe…