Bekteshi: Mbi 400 kompani do të mbështeten me masën për mbështetjen financiare të konkurrencës

Mbi 400 kompani që kanë investuar ose do të investojnë në rritjen e konkurrencës gjatë periudhës covid dhe post-covid do të marrin mbështetje financiare nga shteti, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Top Tema në televizionin Telma. Për  mbështetetje të biznesit përmes kësaj mase, e cila ishte pjesë e Pakos së tretë të masave të Qeverisë, siç tha Ministri, do të ndahen nga 17 në 18 milion euro në varësi të ciklit të investimeve të kompanive.   “Sot pata mundësinë të marr edhe raportin nga Komisioni i cili ka punuar në Thirrjen Publike për mbështetje financiare të konkurrencës së kompanive gjatë periudhës covid dhe post-covid dhe dua të informoj se do të mbështeten mbi 400 kompani që investojnë ose do të investojnë gjatë vitit 2021, që do të thotë krijimin e vendeve të reja të punës. Duhet të merret vendim mbi këtë masë, që do të thotë se 17 deri në 18 milion euro do t’u shpërndahen kompanive për ciklin e tyre të investimeve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…