BDI dënon sulmin terrorist në Vjenë dhe ndanë dhimbjen me shtetin mik Austrinë

Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dënon aktin terrorist në Vjenë në të cilin humbën jetën persona të pafajshëm.Në këto momente të vështira për popullin austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin mik të Austrisë.Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.Austria dhe në veçanti Viena janë nikoqirë të shumë familjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilëve vazhdimisht u ka ofruar mundësi të barabartë në të gjitha fushat e jetës, ndërsa kontributi i shtetit austriak në rajon është i jashtë zakontë.Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe me këtë rast përsërit qëndrimin se ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe që i njëjti duhet ç’rrënjosur.Me respekt,Bashkimi Demokratik për Integrim

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…