Osmani në sesionin e 130-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte prezantim me temë “Përgjigje efektive të krizës në shëndetin publik me respekt të plotë ndaj demokracisë, sundimit të së drejtës dhe të drejtave njerëzore” në video- Konferencën e sesionit të Komitetit të ministrave në Këshillin e Evropës, me të cilin kryeson Republika e Greqisë, e që mbahet sot me rastin e shënimit të 70 vjetorit nga hyrja në fuqi e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.“Këshilli i Evropës ka rol të rëndësishëm në ndihmën e vendeve anëtare që në mënyrë efektive t’i përgjigjen krizës të shkaktuar nga virusit COVID-19, pastaj duke siguruar se masat e ndërmarra nuk e minojnë përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha Osmani.“Këshilli i Evropës vazhdon të mbështesë Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekst të përgatitjeve për bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në atë drejtim me rëndësi janë aktivitetet e ndërmarra si pjesë e rëndësishme e trekëndëshit strategjik të Këshillit të Evropës: vendosja e standardeve- monitorimi – bashkëpunimi. Ndërsa, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është fuqishëm e përcaktuar tërësisht në respektimin e vlerave dhe principeve të Këshillit të Evropës që janë udhërrëfyes për vendin tonë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian”, pohoi Osmani në prezantimin e tij.Ndryshe, pas kryesimit të Greqisë, kryesimin gjashtë mujor me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës e merr Republika Federale e Gjermanisë, e cila do të zgjatë deri në mesin e muajit maj të vitit 2021.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…