Grubi: Ahmeti është bashkëthemelues i LPK-së dhe UÇK-së, përkrahës i sundimit të ligjit

Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi në ‘Facebook’ shkroi se “propaganda dashakeqëse dhe nxitëse kundër kryetarit Ali Ahmeti dhe përpjekjeve të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi nuk ka të ndaluar”.“Lajmi i rremë i një portali pro-opozitar shqiptar për gjoja aktakuzë kundër Ahmeti është dëshmia më e mirë për qëndrimin e tyre të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve të fundit dhe luftës çlirimtare të kombit shqiptar”, shkruan Grubi.Ahmeti është bashkëthemelues i LPK-së dhe UÇK-së, përkrahës i sundimit të ligjit, drejtësisë joselektive dhe këtë e ka dëshmuar gjithmonë edhe në rastin e dëshmisë së fundit në Prishtinë, ka shtuar Grubi.“Ata që ia duan të keqën shqiptarëve dhe UÇK-së dhe porositësit e lajmeve të rreme bëjnë mirë të përmbahen nga shpifje të tilla sepse këtë nuk do t’ua fal as e kaluara, as e sotmja, as e nesërmja, por do të mbetën me njollën e merituar”, thotë Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…