Shaqiri mori pjesë në takimin e njëmbëdhjetë të Këshillit drejtues të ReSPA-së

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në takimin e njëmbëdhjetë të Këshillit drejtues të ReSPA-së në nivel ministror, i cili u mbajt ,,online”. Në fokus të takimit ishte njohja e punës së Shkollës Rajonale për administratën publike – ReSPA në periudhën e kaluar të mbushur përplot me sfida, por edhe në dhjetëvjeçarin e saj të ekzistimit.Në takim morrën pjesë edhe Suzana Pribiloviq, ministre e administratës publike të Malit të Zi, Marija Obradoviq ministre e Administratës publike dhe Vetëqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë, Majlinda Duka drejtoreshë e Njësisë për zhvillim dhe udhëheqje të mirë pranë Zyrës së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Neven Akshamija drejtor i Agjencisë për shërbim shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Xhenoveva Ruiz Kalavera drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociatave për zgjerim të Komisionit Evropian.Ministrat e miratuan ,,Deklararatën për transformim digjital”, e cila u inicua në Konferencën ministrore të vitit të kaluar në Shkup, me çka u obliguan se do ta avancojnë mbështetjen të cilën ReSPA e siguron në sferën e digjitalizimit, të e-shërbimeve dhe të menaxhimit me kualitet.Njëkohësisht, në mënyrë unanime u miratua Raporti vjetor i cili përfshin informacione lidhur me programin e punës 2019-2020-të, bashkëpunimin me organizatat partnere, monitorimin dhe evaluimin, ndërsa u miratua dhe Buxheti për vitin 2021-2022, si dhe Shpërndarja e Buxhetit për vitin 2021. Siç bëri të ditur drejtoresha e ReSPA-së Ratka Sekuliq, ministrat fuqishëm e mbështetën iniciativën për formalizimin e ReSPA-së si qendër e burimeve unike për menaxhim me kualitet të Ballkanit Perëndimor.Këtë vit Kryesues me ReSPA-në ishte Mali i Zi, ndërsa në vitin 2021, kryesuese do të jetë Serbia.Përndryshe, ReSPA është organizatë ndërkombëtare, e krijuar me iniciativë të Bashkimin Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila punon në nxitjen dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve anëtare në sferën e administratës publike, udhëheqjes me burimet njerëzore dhe reformës së shërbimeve shtetërore.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…