Bekteshi: Është shpallur thirrja publike, zejtarët do të marrin 20 milion denarë subvencione për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para

Ministria e Ekonomisë ka publikuar Thirrjen Publike për bashkëfinancimin e shpenzimeve për zejtarët. Lënda e thirrjes publike është bashkëfinancimi i shpenzimeve të zejtarëve dhe kryerësve të veprimtarisë artizanale, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes bashkëfinancimit të deri më 60% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 60,000 denarë të realizuara për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para. Sipas Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi në Ministrinë e Ekonomisë, për këtë masë janë siguruar mejte në shumën totale prej 20,000,000 denarë. Sipas thirrjes publike, kjo masë do të bashkëfinancojë shpenzimet e dëshmuara për furnizimet e realizuara gjatë vitit 2020. Të drejtë pjesëmarrje në këtë Thirrje Publike kanë të gjithë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë artizanale të cilët janë të regjistruar në përputhje me Ligjin për Zejtari dhe plotësojnë kushtet e mëposhtme: të ketë një seli biznesi në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë maksimumi 5 (pesë) punonjës me kohë të plotë , të kenë shlyer detyrimet ndaj shtetit dhe punonjësve. Një aplikant mund të përdorë subvencionin vetëm një herë gjatë kësaj thirrjeje publike. Rishikimi dhe përzgjedhja e aplikantëve që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike, do të bëhet sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer” pra sipas renditjes së paraqitjes dhe arritjes së aplikimeve në arkivat e Ministrisë, deri në shterimin e fondeve të parapara. Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje publike është deri më 27.11.2020, deri në ora 14:00. Detajet e thirrjes publike dhe mënyra e aplikimit mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë: http://www.economy.gov.mk/doc/2856

Related posts

Ali Ahmeti përgëzon përzemërsisht shqiptarët dhe Ramën: Europa, alternativa e vetme për ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka komentuar sot hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nëpërmjet të…

Ali Ahmeti pret ambasadorin bulgar Radukov: Korniza negociuese me BE të zbatohet, shqiptarët “e ndershëm” po poshtërsojnë kombin 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e ri të Bulgarisë në Shkup, z. Zheljazko…

Ali Ahmeti takoi ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.  Kryetari Ahmeti dhe…