Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një interviste për RTK-në ka folur edhe për grupin e Kumanovës. I pyetur se çfarë do të ndodh me pjestarët e këtij grupi që po vuajnë dënime drakonike nëpër burgjet e Maqedonisë së Veriut, Ahmeti tha se është i angazhuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti dhe përsëritjen e procesit gjyqësor.“Ne kemi kerkuar qe procesi per rastin e Kumanoves te perseritet me monitorim nderkombetar. Pergjigja ka qene qe BE-ja, Washingtoni dhe institucionet tjera nderkombetare kane perfaqesues te deleguar atje. Pavaresisht kesaj, ne perseri kemi insistuar qe e verteta ta zbardhet. Dhe kjo teme eshte pjese e marreveshjes me partnerin e koalicionit ne Shkup. Pra jemi te interesuar qe procesi gjyqesor te perseritet dhe e verteta te del ne shesh”, tha krytari i BDI-se, Ali Ahmeti, ne nje interviste per RTK-në.