Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani sot realizoi video takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës Jeppe Kofod.Temë kryesore e bisedës ishin perspektiva evropiane dhe pritjet, deri në fund të këtij viti, të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare. Së këndejmi, Ministri Osmani ka përshëndetur përpjekjet e Danimarkës për mbajtjen e dinamikës në procesin e zgjerimit të BE-së, sipas kritereve të vendosura dhe u falënderua për përkrahjen parimore ndaj perspektivës euroatlantike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.MPJ Danimarkë, Kofod përshëndeti rezultatet të Qeverisë sonë, që kanë për qëllim përforcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, me ç’rast nënvizoi domosdoshmërinë nga zbatimi i vazhdueshëm dhe i përkushtuar ndaj standardeve evropiane dhe synimeve reformatore. Ai porositi se Danimarka do mbetet mbështetës i fuqishëm i perspektivës eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me besim që së shpejti edhe formalisht do të fillojnë bisedimet për aderim në BE.Gjatë bisedës u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit duke pasur parasysh potencialin në shumë fusha të interesit të ndërsjellë, si dhe sfidat për ballafaqimin me pandeminë, migracionin ilegal dhe situatën aktuale në rajon.