Ministria e Ekonomisë në tre Pakot e para të masave që u miratuan u përqëndrua në mbështetjen e turizmit dhe hotelierisë, mbështetjen e zejtarëve dhe konkurrencën e biznesit vendor në kushte të pandemisë. Me Pakon e katërt të masave, kemi njoftuar mbështetje shtesë për sektorin e turizmit dhe hotelierisë, veçanërisht për ato degë që janë prekur më së shumti. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga konferenca e sotme për shtyp njoftoi se po fillon zbatimi i pesë masave që janë mbështetje e drejtpërdrejtë për punëtorët e turizmit dhe hotelierisë. Duke pasur parasysh që masat u sollën në konsultim me sektorin privat, ne besojmë se kjo do të jetë një mbështetje shumë e rëndësishme për vetë kompanitë të cilat për shkak të pandemisë së KOVID 19 janë goditur drejtpërdrejt, deklaroi ministri Bekteshi në konfrencën e sotme për media. Masat e propozuara parashikojnë 5 aktivitetet e mëposhtme: Kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 për të gjitha objektet e kategorizuara hotelierike. Me anë të masës do të kthehen në mënyrë transparente dhe efikase fondet direkt për të gjithë ata që kanë paguar taksë turistike në 2019.Shuma e fondeve për këtë masë të parashikuar në Buxhet është 120,000,000,00 denarë Grante për agjencitë e udhëtimit Shuma e fondeve që do të alokohen varet nga të ardhurat totale të realizuara në vitin 2019, numri i të punësuarve dhe lloji i licencës së punës dhe do të jetë deri në 180,000.00 denarë për licencën B dhe deri në 430,000,00 denarë për licencë A Shuma totale e fondeve për këtë masë të parashikuar në Buxhet është 116.850.000,00 denarë Grantet për restorantet e kategorizuara të dasmave Masa siguron grante për restorante të kategorizuara që shënuan rënie në të ardhurat e tyre mbi 75%. Shuma e fondeve që do të alokohen do të jetë nga 180,000.00 deri në 600,000.00 denarë për person juridik. Shuma e përgjithshme e mjeteve për këtë masë të parashikuar në Buxhet është 60,000,000.00 denarë. Grante për këndet e lojërave Shuma totale e fondeve për këtë masë të parashikuar në Buxhet është 153,000,000.00 denarë. Grante për udhëheqësit turistik të licencuar Masa parashikon grant në vlerë prej 3 pagave mesatare, pra 65,000 denarë për secilin udhëheqës turistik i cili për shkak të krizës së pandemisë nuk mund të kryente aktivitet. Shuma totale e fondeve për këtë masë të parashikuar në Buxhet është 9,800,000.00 denarë, sqaroi Bekteshi. “Për realizimin e të gjitha pesë masave, Ministria e Ekonomisë me rebalansin e buxhetit ka siguruar mjete në vlerë prej 459,650,000 denarë, pra 7.5 milion euro. Në mënyrë që të respektohen të gjitha protokollet shëndetësore, Ministria e Ekonomisë zbaton masat përmes platformës www.domasiedoma.gov.mk ose www.pushimenevend.gov.mk ku mund të paraqiten kërkesat dhe dokumentacioni i nevojshëm onlajn.Në platformë janë të bashkagjitura Thirrjet publike dhe Programet, por gjithashtu Ministria e Ekonomisë do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në lidhje me masat përmes Sektorit të Turizmit.” ceku Bekteshi duke nënvizuar se vazhdimisht do bëhen kontrollet e nevojshme me organet kompetente. “Për të konfirmuar besueshmërinë e të dhënave në dokumentacionin e paraqitur, Ministria e Ekonomisë do të realizoj kontrolle me institucionet kompetente si Ministria e Financave, Drejtoria e të ardhurave publike, Agjencia e Punësimit dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut. Afati i fundit për aplikim për këto pesë masa është 27 Nëntori, ndërsa mbështetja financiare do të paguhet deri në fund të vitit.” Bekteshi theksoi se pret përdorim maksimal të masave dhe arritjen e efekteve të dëshiruara, të cilat janë ruajtja e vendeve të punës dhe të ndihmohen kompanitë të rikuperohen nga efektet e pandemisë. Ministri po ashtu u bëri thirrje të gjithë punëtorëve të turizmit dhe furnizuesve të ushqimit që të aplikojnë, dhe Ministria e Ekonomisë do të procesojë menjëherë aplikimet në mënyrë që fondet të paguhen në kohë.