Bekteshi: U zgjat afati i fundit për aplikim për grante për agjencitë e udhëtimit, restorantet e dasmave, këndet e lojërave dhe klubet e natës

Ministria e Ekonomisë ka vendosur të zgjasë për një javë afatin për të aplikuar për thirrjet publike për grante për agjencitë e udhëtimit, këndet e lojërave, restorantet e dasmave, klubet e natës, udhëheqësit turistik dhe kthimin e taksës turistike, të cilat janë pjesë e Pakos së katërt të masave të Qeverisë për të mbështetur sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin debatues “Dhe çfarë tani” në Televizionin Kombëtar tha se ky vendim u mor me qëllim që të plotësonte nevojat e sektorit të turizmit dhe këto fonde të përdoren plotësisht. “Për shkak se gjatë javës së fundit, pasi u publikuan thirrjet publike për masat e granteve vërtetuam se janë vonuar vërtetimet nga Drejtoria e të Ardhurave Publike , sot ne morëm vendim për zgjatjen e afatit të aplikimit me një javë në mënyrë që të gjithë aplikantët që plotësojnë kushtet të mund të  aplikojnë, tha Bekteshi. Qëllimi i këtyre masave është që të përdoren nga ata për të cilët ato janë të destinuara. Kjo është arsyeja pse ne kemi planifikuar kaq shumë fonde, ne e dimë se sa licenca ka për restorante për dasma, sa para janë paguar për taksën turistike dhe sa udhëheqës të besueshëm ka, mbi ato të dhëna ne kemi programuar fondet për këto masa dhe ka para të mjaftueshme për të gjithë “, tha Ministri Bekteshi. “Në fillim të javës së kaluar, Ministria e Ekonomisë shpalli pesë thirrje publike për kthimin e tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë, grante për agjencitë e udhëtimit, grante për restorante të kategorizuara për dasma, grante për kënde lojërash, grante për udhëheqës turistik të licencuar për të cilët sigurohen fonde në vlerë prej 7.5 milion euro, dhe aplikimi është elektronik përmes platformës “Pushime në vend”, informoi Ministri Bekteshi. Ministri shtoi se vitin e ardhshëm në projekt-buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë parashikuar 250,000 euro për promovimin digjital të ofertës turistike të vendit në mënyrë që të tërhiqen përsëri turistë të huaj dhe të vizitojnë Maqedoninë e Veriut pas kalimit të pandemisë.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…