Osmani në video brifing me ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse në OSBE – Kandidatura për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE, më vitin 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kishte brifing me ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse në OSBE, të akredituara nga vendi ynë. Takimi u mbajt me rastin e kandidaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të kryesuar me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më vitin 2023.“Kemi vizion përmes kryesimit tonë të krijojmë mundësi për etablimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si aktor aktiv në fushën e sigurisë rajonale dhe më gjerë, si dhe proceset në bashkëpunimin paqedashës në Evropë, që kuptohet se është angazhim i yni dhe në kontekst të anëtarësimit aktual në NATO dhe anëtarësimit e ardhshëm në BE. Kryesimi me OSBE-në do të kontribuojë drejt një pozicionimi të ri, më të mirë, ndërkombëtarë, si aktor konstruktiv dhe kontribuues në promovimin dhe përpjekjet të OSBE-së, konceptit të sigurisë gjithëpërfshirëse përmes tre dimenzioneve në të cilat vepron organizata”, potencoi Osmani.Osmani informoi se Maqedonia e Veriut në vitet e fundit ka arritur progres të madh në drejtim të respektimit të plotë të vlerave të përbashkëta në të cilat bazohet OSBE, siç janë të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës, si dhe në zhvillimin e modelit të marrëdhënieve multietnike siç është konstatuar në të gjitha raportet relevante ndërkombëtare.Ministri Osmani informoi se është dorëzuar letër zyrtare për kandidimin e RVM-së për kryesimin me OSBE më vitin 2023 deri të Kryeministri dhe Ministri për Punë të Jashtme dhe Evropianë të Shqipërisë, dhe kryesues me OSBE, Edi Rama, me qëllim sjelljen e vendimit formal për kryesimin në takimin e radhës ministror të OSBE-së në Tiranë, që do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor, kur presim që e njëjta edhe të vërtetohet.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…