Takim Osmani – Geer

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani realizoi takim të rregullt pune me Shefin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.Temë e diskutimit ishin aktualitetet rreth harmonizimit të Kornizës negociuese për fillimin e negociatave për aderim në BE të Maqedonisë së Veriut mes vendeve anëtare në Bruksel, Këshilli i ardhshëm vendimtar që do të mbahet më 8 dhjetor dhe përpjekjet që të kalohen pengesat nga karakteri bilateral me Bullgarinë.“Në veçanti çmojmë angazhimin dhe qëndrimin principiel të Komisionit Evropian për arritjen e konsensusit mes vendeve anëtare të BE-së për propozim Kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe dakordimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare gjatë presidencës së Gjermanisë me Këshillin e BE-së deri në fund të vitit 2020. Nisja e bisedimeve për aderim në BE, nuk ka alternativë e as nuk ka Plan B dhe pavarësisht fundit të Këshillit në dhjetori, Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave me BE dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përfshirë edhe Bullgarinë, në pajtim me Marrëveshjen për miqësi”, theksoi Osmani.Bashkëbisedueist, diskutuan edhe për temat e brendshme politike në vend, gjendjen me Pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, situatën në rajon, si dhe zbatimin e të arriturave dhe përfitimin nga kryesimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë me Procesin e Berlinit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…