Grubi sot qëndroi për vizitë në Prishtinë: Takoi zv/kryeministren e Kosovës, znj. Albulena Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi sot në Prishtinë karealizuar një takim pune me zëvendëskryeministren e Republikës sëKosovës, znj. Albulena Balaj-Halimaj.Në këtë takim u bisedua për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët midis dyqeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku ty dyzëvendëskryeministrat Grubi dhe Balaj Halimaj morën përsipër që këtëmbledhje ta realizojnë sa më shpejtë që është e mundur, pasi që ka shumëçështje për të diskutuar dhe shumë marrëveshje për të nënshkruar.Grubi dhe Balaj gjithashtu diskutuan edhe për interkonekcionin me gaz tëRepublikës së Kosovës, proces ky i cili duhet të bëhet përmes Maqedonisësë Veriut.Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi e informoizëvendëskryeministren e Kosovës, znj. Albulena Balaj Halimaj se tashmëka filluar studimi i fizibilitetit që financohet nga Fondi Investues përBallkanin Perëndimor dhe kjo do të jetë në interes të jashtëzakonshëmpër qytetarët e Republikës së Kosovës, jo vetëm për arsye të çmimit tëenergjisë elektrike, por edhe mbrojtjes së ambientit.Grubi dhe Balaj shkëmbyen mendime edhe rreth autostradës Shkup-Bllacë,që do të ndërlidhet me autostradën që shpie deri në Prishtinë.Grubi i tha homologes së tij të Kosovës se në Maqedoni të Veriut,Qeveria tashmë ka emëruar z. Ejup Rustemi për drejtor të NdërmarrjesPublike “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë”, me të cilin brenda 1 jave kambajtur dy takime dhe që tashmë kanë nisur në mënyrë intensive t’i qasenkësaj rruge. Sipas Grubit, 90 për qind e eksproproimit të tokës ështëkryer dhe 10 për qindëshi i cili ka mbetur do të përfundoj brenda 1 apo2 jave më së voni, ndërsa punimet tashmë tre ditë kanë filluar në dykilometrat e parë.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka përsëritur qëndrimine tij se shpreson që deri në përfundim të mandatit 4 vjeçar të qeverisë,qytetarët e të dyja vendeve të kenë mundësinë që nga Shkupi në Prishtinëdhe anasjelltas të mbërrijnë për 40 minuta, duke vijuar edhe methemelimin e pikës së përbashkët kufitare midis Maqedonisë së Veriut dheKosovës me qëllim që qytetarët të mos kenë nevojë të ndalen në dy pikakufitare, si një hap për ta larguar përfundimisht kufirin midis nesh dhenga një One Stop Shop të bëjmë Non Stop, të kalojmë pa kufij midis dyvendeve tona.Në fund të këtij takimi, Grubi dhe Balaj Halimaj kanë diskutuar edhe përbashkëpunimin në sferën e turizmit, në veçanti për Kodrën e Diellit nëMaqedoni të Veriut si dhe Brezovicën në Kosovë, ku përmes partneritetitpubliko-privat dhe fondeve evropiane të ndërtohet një qendër epërbashkët turistike që do të jetë më atraktivja në Evropën Juglindore.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…

35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut/ Ali Ahmeti: Ndër të parët që nisën ortekun e luftës çlirimtare të kombit shqiptar

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka kujtuar sot…