Shaqiri sot realizoi mbledhje me përfaqësues të më shumë institucioneve

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri sot realizoi mbledhje me përfaqësues të më shumë institucioneve, ministrive dhe institucionet tjera në lidhje me projektin që MSHIA-ja e ka filluar në kuadër të IPA programit me delegacionin e EU-së, për përvetësimin e shërbimeve elektronike.Nëpërmjet këtij projekti, do të implementohen 135 shërbime elektronike të reja për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do t’i afrojë institucionet tona afër çdo qytetari.Në këtë takim ministri Shaqiri edhe njëherë e theksoi rëndësinë e digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, duke kërkuar që institucionet publike në mënyrë maksimale të përkushtohen në këtë projekt, me qëllim që të sigurohen shërbime elektronike për secilin qytetar – ndër të tjera shërbime elektronike arsimore, sociale, shërbime shëndetësore, doganore, shërbime të transportit, ekologjike, të regjistrit qëndror, kadastrës, etj.Gjithashtu, në këtë takim u dhanë përgjigje të natyrës teknike për implementimin e shërbimeve elektronike, ku u theksua rëndësia e prezencës fizike të kompanive të jashtme, të cilët janë realizuesit kryesorë të projektit, gjë që në mënyrë plotësuese do t’i jap një dinamikë më të theksuar punës, si një ndër prioritetet kryesore të këtij mandati.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…