Osmani: Përmes fotografive autentike tregojmë traditën frankofone të vendit tonë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot kishte fjalim në ekspozitën virtuele “50 vjet Frankofoni- këndvështrim nga Maqedonia e Veriut”, me të cilën Ministria e Punëve të Jashtme e shënon jubileun e madh -50 vjetorin e themelimit të Frankofonisë.“Ekspozita përmes fotografive autentike nga arkivi i Ministrisë, Instituti francez nga Shkupi dhe institucionet tjera dhe personat fizik, e paraqesin traditën frankofone të shtetit tonë, vendin dhe rolin e gjuhës frënge në shoqërinë tonë, si shkëmbim frankofon kulturor e cila lodhet me traditën multikulturore dhe multilinguiste dhe realitetin e vendit tonë”, theksoi Osmani, duke shtuar se përmes fotografive të ekspozuara mund të ndiqet rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Frankofonisë.Ministri Osmani pohoi se kjo ekspozitë duhej të jetë e hapur në sallën e Ministrisë për Punë të Jashtme, në mars të vitit 2020, si pjesë e shënimit të 50 vjetorit të Frankofonisë, por për shkak  gjendjes epidemiologjike me pandeminë Covid-19 janë penguar përkohësisht në realizimin e asaj ideje.“Megjithatë, me entuziazmin e njëjtë, krenarinë dhe përpjekjet për të ardhmen, e prezantojmë ekspozitën virtualisht, me shpresë se do të mund të organizojmë edhe prezantimin e saj fizik në mars të vitit 2021, për Ditët e Frankofonisë”, deklaroi Osmani.

“Ekspozita virtualisht vendoset pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të profesorëve të gjuhës frënge, 26 nëntor. Duke ua uruar ditën, shpreh respektin e madh për misionin e tyre bujarë në zgjerimin e gjuhës së Molierit në vendin tonë. Kjo ekspozitë u është dedikuar atyre, por, edhe të gjithë miqve të gjuhës frënge dhe Frankofonisë”, tha Osmani.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…