Sekretari Aziri hapi koncertin tematik të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit në koncertin tematik të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare të organizuar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së flamurit. Sekretari Aziri në fjalimin e tij e vlerësoi këtë ngjarje shumë domethënëse për kombin shqiptarë dhe theksoi që sakrifica shumë vjeçare e një sërë gjeneratash të mëparshme patriotësh dhe luftëtarësh të kombit shqiptarë kanë luftuar me gjak e me djersë që ne sot të festojmë ditën e flamurit e të pavarësisë me dinjitet dhe liri. Sekretari Aziri duke uruar qytetarëve festën e flamurit, potencoi që përmes kulturës, në këto ditë të dimrit dhe të pandemisë në suaza të Ministrisë së Kulturës mundohen të gjejnë formën dhe mundësitë që qyterarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe shqiptarëve anë e mbanë të ua ngrohin shpirtin me aktivitete të ndryshme kulturore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…