GRUBI: Programin e premtuar politik, BDI do ta zbatoj deri në fund

Bashkimi Demokratik për Integrim ka premtuar një program para qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe detyrë e jona është që ta zbatojmë atë dhe këtë po e bëjmë. E para, atë program e inkorporuam me programin e LSDM-së në një program të përbashkët koalicioni i cili u miratua dhe morri mbështetjen e deputetëve në kuvend dhe tashmë po gjen zbatimin e vet. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi.“Premtimet e BDI-së janë përfshirë që të gjitha në programin qeveritar duke vënë theks të veçantë në premtimin kryesor për kryeministrin shqiptar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, me marrëveshje politike, të shpalosur publikisht nga vetë kryeministri Zoran Zaev që kryeministër në këtë vend do të jetë edhe një shqiptar. Kryeministri shqiptarë do të bëhet, qoftë edhe vetëm një ditë, por ai do të jetë kryeministër me mandat të plotë dhe do të zgjidhet në po të njëjtën mënyrë siç është zgjedhur edhe Zaevi”, deklaroi Grubi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…