GRUBI: Bullgaria nuk konteston identitetin dhe gjuhën moderne maqedonase (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi vlerëson në Sofje u mirëprit deklarata e kryeministrit Zoran Zaev për median bullgare dhe pas kësaj komunikimi është tejet më intensiv midis palëve dhe tashmë i kemi të qarta pozitat dhe Bullgaria e dinë që Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime, as territoriale e as minoritare e as të çfarë do qoftë lloji ndaj tyre dhe kjo tashmë është pjesë edhe e Kushtetutës gjatë ndryshimeve që pasuan pas Marrëveshjes së Prespës.“Bullgaria nuk e konteston fare identitetin modern, të sotëm maqedonas dhe gjuhën e sotme maqedonase, kështu që këto janë pikënisje për të vijuar drejt një marrëveshjeje. Kemi edhe një javë para nesh drejt mbledhjes së Këshillit të BE-së dhe urojë që brenda kësaj jave ky komunikim intensiv midis Shkupit dhe Sofjes të rezulton pozitivisht. Unë jam optimist se ka lëvizje, se ka mirëkuptim nga të dyja palët për të gjitha këto çështje për të cilat po diskutojmë dhe me të drejt edhe kryeministri Zaev në intervistën e tij refuzon të kualifikon një popull të tërë dhe ta quan si fashist sepse ka qenë fashist regjimi i asaj kohe, ka qenë fashiste qeveria e asaj kohe dhe jo një popull i tërë dhe jo një vend i tërë”, ka deklaruar Grubi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…