Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi priti sot në takimlamtumirës ambasadorin e Greqisë, z. Dimitris Janakakis me të cilinbiseduan për çështjet aktuale në vend dhe rajon si dhe për projektetpërmes të cilave në mënyrë shtesë do të thellohet bashkëpunimi midis dyvendeve.Grubi dhe ambasadori Janakakis gjatë këtij takimi biseduan rrethzbatimit të Marrëveshjes së Prespës me ç’rast u dakorduan se të dyvendet do të respektojnë obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Marrëveshja e Prespës duhet tëmerret si një shembull i mirë për tejkalimit e kontesteve të ndryshme nërajon dhe botë.Ambasadori grek Janakakis i tha zëvendëskryeministrit të parë Grubi seRepublika e Maqedonisë së Veriut mund të llogarisë në përkrahjen grekesa i përket procesit të implementimit të të gjitha reformave tënevojshme me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori grek Janakakis këmbyenmendime edhe rreth ndërtimit të linjës së interkoneksionit të gazitmidis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, projekt ky që do të rrisëkonkurrencën dhe sigurinë e furnizimit të vendit tonë me gaz natyror,por gjithashtu do të përmirësojë edhe konkurrencën e ekonomisë nëpërgjithësi në mbarë rajonin, ku Maqedonia e Veriut do të bëhet qendërenergjetike në Ballkan, përmes së cilës vendet e tjera fqinje do tëfurnizoheshin me gaz.Grubi dhe Janakakis në fund të këtij takimi lamtumirës ranë dakord që tëdy vendet duhet të vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira dhe tëangazhohen me qëllim promovimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, nëveçanti në fushën e ekonomisë, që është në interes të të gjithëqytetarëve në të dy vendet.