Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka pritur sotnë takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë z. Dimitris Janakakis pasi qëkëtij të fundit i përfundon mandati si ambasador në Republikën eMaqedonisë së Veriut.z. Ahmeti gjatë këtij takimi ka falënderuar Janakakisin përbashkëpunimin e mirë dypalësh gjatë mandatit të tij si dhe i ka shprehurvlerësim për punën e tij në drejtim të përafrimit të dy vendeve fqinje.Ahmeti dhe Janakakis biseduan edhe mbi rëndësinë e nënshkrimit tëMarrëveshjes së Prespës, me ç’rast Ahmeti falënderoi ambasadorin grekpër angazhimin e tij dhe për rolin konstruktiv që ka pasur.z. Ahmeti theksoi nevojën dhe gatishmërinë për zbatim të përpiktë tëMarrëveshjes së Prespës.Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti gjithashtu i ka thënë ambasadorit tëGreqisë, z. Dimitris Janakakis se përkrahja e tyre për Republikën eMaqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian ështëtejet e rëndësishme.Në takim u bisedua edhe rreth çështjes së hapur me Bulgarinë, me ç’rastAhmeti nënvizoi rëndësinë e mbylljes së kontestit në frymën evropiane tëfqinjësisë së mirë.Ahmeti dhe Janakakis në fund të këtij takimi lamtumirës u pajtuan që tëdy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të mbajnëmarrëdhënie të mira në të gjitha sferat, në veçanti në fushën eekonomisë që është në interes të të gjithë qytetarëve në të dy vendet.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…