Më pak rëndësi ka se kush do të jetë emri i kryeministrit shqiptar, me rëndësi është thyerja e tabusë së shtetit monoetnik, kështjella të rezistencës të qasjes mono etnike ndaj politikës dhe pushtetit dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme e z. Ali Ahmeti dhe Bashkimit Demokratik për Integrim pasi iu mundësuan shqiptarëve prekjen e majave të pushtetit dhe për të zbatuar atë pushtet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Argument në TVM2.“Përtej emrit me rëndësi është që në kuvendin e RMV-së në 100 ditët e fundit të kësaj qeveria aktuale do të zgjidhet një kryeministër shqiptar me të gjitha të drejtat politike, njëjtë siç i ka tani z. Zoran Zaev”, deklaroi Grubi.