Bekteshi: Afati i fundit për përdorim të vauçerëve për turizëm vendor është 15 dhjetori

Afati i fundit për përdorimin e vauçerëve për turizëm është 15 dhjetori 2020. Përfshirë ditën e sotme janë përdorur 61,648 kupona për turizëm vendor nga gjithsej 100,336 kupona të dërguara në email adresa të vlefshme. Platforma “Pushime në vend” përmes së cilës u realizua masa e vauçerëve për turizëm vendor do të mbyllet për realizimin e kësaj mase më 15.12. 2020. Vizitorët që përdorin vauçer për turizëm vendor do të duhet të lajmërohen  nga kapacitetet e akomodimit jo më vonë se 15.12. 2020. Hotelierët që kanë mysafirë që përdorin vauçerë të turizmit do të duhet të dorëzojnë fatura pagese në Ministrinë e Ekonomisë më së voni deri më 18.12.2020, pas së cilës fondet nga kuponët e përdorur do të paguhen deri në fund të vitit. Me masën e vauçerëve për turizëm vendas në vlerë prej 6,000 denarëve që është pjesë e Pakos së tretë të masave të Qeverisë për përballje me pasojat e shkaktuara nga pandemia, 117,531 kupona për turizëm vendas u janë shpërndarë të gjithë punonjësve të cilët në periudhën janar – prill 2020 nuk kanë realizuar të ardhura më shumë se  60,000 denarë nga paga neto dhe shtesat e pagave sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Kuponat për turizëm janë përdorur në objektet vendore turistike që janë regjistruar në platformën “Pushime në vend”

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…