Takimi i Ministrit Bekteshi me ambasadorin Polak Ticinjski: Polonia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, përmirësimi i bashkëpunimit është prioritet kryesor

Ministri i Ekonomisë Kresnik Bekteshi u takua me Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, HE VolciehTicinjski. Ministri dhe ambasadori diskutuan lidhur me  bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe mundësitë për promovimin e tij. Në takim, u shpreh kënaqësia për  bashkëpunimin e vazhdueshëm të frytshëm dhe marrëdhëniet e forta miqësore mes dy vendeve dhe theks i veçantë u vu në mbështetjen e qartë të Polonisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme për integrimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ministri theksoi se Republika e Polonisë është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për vendin tonë në 2019 edhe në vitin 2020, me një shkëmbim tregtar prej rreth 300 milion euro dhe renditet e 14-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë e Veriut arrin vëllimin më të madh të tregtisë. Në takim u theksua se ka hapësirë për rritje të tregtisë midis dy vendeve në periudhën e ardhshme pas përfundimit të pandemisë. Lidhur me bashkëpunimin me Poloninë, Ministri theksoi se vitet e fundit ka pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të turistëve polakë në vendin tonë, dhe pritjet janë që në periudhën e ardhshme, pra sezonin e ardhshëm turistik, kjo tendencë të vazhdojë. Ministri Bekteshi dhe Ambasadori Ticinjski ranë dakord të vazhdojnë komunikimin për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike dhe për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…