Osmani në takim me Schallenberg në Vjenë: Rajoni meriton trajtim korrekt në procesin e integrimit evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka qëndruar për vizitë pune në Vjenë të Republikës së Austrisë, ku ka realizuar takim me homologun e tij Alexander Schallenberg.Osmani falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Austrisë në dobi të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, pa asnjë anulim.“Kjo vizitë e imja sot është rrumbullakësim i një mini –turneu nëpër vendet anëtare të BE-së, të cilat janë fqinj të drejtpërdrejt të Ballkanit, dhe për këtë arsye edhe mbështetës tanë më të drejtpërdrejt dhe më të afërt në procesin e integrimit evropian. Është logjike, sepse stabiliteti, zhvillimi dhe progresi i Ballkanit është interes direkt edhe për fqinjët e rajonit, në mesin e të cilëve është edhe Austria. Si fqinj direkt, vendet e rrethinës kanë qasjen direkte dhe njohuritë më të mira për gjendjet në rajon, që kuptohet se e bën mbështetjen dhe mendimin e tyre edhe më të rëndësishëm”, theksoi Osmani, duke adresuar pastaj falënderim për Ministrin Schallenberg dhe deri te Qeveria e Austrisë për mbështetjen në kontinuitet dhe parimore ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Jemi të vetëdijshëm- procesi është i komplikuar, nuk është lehtë të arrihet konsensus dhe ne nuk dorëzohemi, përkundrazi, vazhdimisht publikisht themi se jemi të gatshëm edhe më tutje të punojmë me përkushtim edhe ndaj reformave, edhe në raportet ndërfqinjësore edhe në të gjithë sfidat tjera që do të paraqiten- deri në anëtarësimin e plotë në BE”, tha Osmani.Në takim, ministrat hapën edhe tema nga bashkëpunimi bilateral, duke riafirmuar faktin se, të dy vendet kanë vënë themelet për miqësi stabile dhe afatgjate, pa asnjë çështje të hapur dhe me mbështetje të gjerë ndaj njëra tjetrës për shumë tema.Në agjendën e Ministrit në kuadër të vizitës në Austri vijon edhe takimi me Ministren për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, në kuadër të Kabinetit të Kancelarit, znj. Karoline Edtstadler.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…