Nga sot në Çair nisi ndërtimi i çerdhes më të madhe në vend

Nga sot në Çair nisi ndërtimi i çerdhes më të madhe në vendNjë tjetër projekt i premtuar në dobi të qytetarëve të Çairit filloi sot rrugën e realizimit. Bëhet fjalë për objektin më të ri në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” në rrugën Kemal Sejfulla që njëherit do të jetë çerdhja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në territorin e vendit tonë, gurthemelin e të cilit sot e vënduan zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, ministri për punë dhe politikë sociale znj. Jagoda Shahpaska, ish zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale z. Gönül Bayraktar, koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti,deputetë, funksionarë dhe veprimtarë të arsimit.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ndër tjerash deklaroi: “Duke e pasur parasysh faktin se Komuna e Çairit është ndër komunat më të dendura në Evropë, ndërtimi i këtij objekti do të zmadhojë kapacitetet infrastrukturore të arsimit dhe do ti përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojës aktuale përinkuadrimin e gjeneratave të reja në procesin edukativo – arsimor. Padyshim se kjo çerdhe që do të jetë ndër më të mëdhajat në territorin e vendit do ti jep një dimension më cilësor edukimit të fëmijëve tanë.” Ai uroi punë të mbarë dhe përfundim sa më të shpejtë të procesit duke i faleminderuar përfaqësuesit e qeverisë për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti. Detajet e projektit:Hapësira e përgjithshme e ndërtimit: 3150 m2Vlera e projektit: 120.083.880,00 denarëKapaciteti hapësinor: 350 fëmije, gjithsej 21 kabinete

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…