Ali Ahmeti: Uroj vit të mbarë e të shëndetshëm

Të dashur vëllezër e motra,

viti që po lëmë pas ishte i vështirë dhe shumë prej nesh humbën familjar, miq e të njohur si pasojë e pandemisë, andaj dhe sot bashkëndjej dhe solidarizohem me të gjithakëto familje dhe apeloj për kujdes të shtuar gjatë festave dhe muajve para nesh. 
Njëkohësisht, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin mjekësor dhe policor bashkë me të gjithë të tjerët që ishin në vijat e para të frontit në betejën me armikun e padukshëm gjatë gjithë këtij viti të vështirë. 
Megjithatë, në gjithë vështirësinë e vet, koha e pandemisë na dëshmoi më së miri që të gjithë thithim të njejtin ajër, të gjithëve na ngroh i njejti diell dhe se vetëm të bashkuar e të barabartë mund të ngadhnjejmë.
Si të tillë, të bashkuar dhe të barabartë, këtë vit u anëtarësuam në NATO dhe përfituam dritën e gjelbërt nga Bashkimi Europian për negociatat aderuese duke rrumbullakësuar kështu ëndrrën shumë-dekadëshe dhe përcaktimin rilindas.
Të bashkuar ngadhnjyem edhe në zgjedhjet e korrikut dhe arritëm marrëveshjen qeverisëse e cila u përshëndet nga të gjithë ndërsa sot jemi në zbatim e sipër. 
Të dashur miq, ne jemi këtu për njëri tjetrin në çdo kohë, në të mirë e në të keq, pranë dhe bashkë, të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta. 
Më lejoni që ti drejtohem çdo familjeje, secilit prej jush kudo që të ndodhet, në vendin tonë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Luginë e diasporë,  me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për një vit më të mirë, të mbarë e të shëndetshëm, pranë dhe bashkë me njëri tjetrin. 
Gëzuar! 
LINKU: https://wetransfer.com/downloads/a3c932b9e28e45ad4ae86f7025ac4e0e20201229232747/39eed87bc8facafc8909120fee417b8d20201229232808/11661b

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…