Zaev, Ahmeti, Xhaferri, Grubi dhe Nikollovski përurojnë objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nga sotfunksionon në zyra të reja, përkatësisht në objekt të ri.Përurimin e objektit sot bashkë e bënë kryetari i Qeverisë, z. ZoranZaev, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti,kryetari i kuvendit z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi dhe zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski.Kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaevme këtë rast ka thënë se qeveria vendimin për të blerë objektin përMinistrin për sistem politik e ka marrë me datë 30 dhjetor të vitit 2020dhe që ky vendim është marrë me qëllim që edhe për këtë ministri tësigurohen kushte maksimale për punë.“Duke respektuar sistematikisht vlerat evropiane, ne si Qeveri sigurojmëmbrojtjen e të gjitha çështjeve që lidhen me jetën politike dhemarrëdhëniet midis bashkësive, duke respektuar zbatimin e së drejtës përtë përdorur gjuhët dhe alfabetin e komuniteteve si dhe duke garantuarmbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjithabashkësive që jetojnë në Maqedoni të Veriut.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast ka thënë seky pallat 6 katesh, në vlerë prej 14 milion euro do të jetë shtëpia e ree Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.Grubi nuk ka mbetur pa përmendë se kjo ministri ka trashëguarSekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit i cili me 17mars të vitit 2019, me dy të tretën e votave, gjegjësisht 80 vota PËR nëkuvend u transformua në ministri.Grubi gjithashtu ka thënë se tani më shumë se kurrë, të gjithë nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhohemi me qëllim që tëbëjmë vendin tonë një vend më të mirë për të gjithë.Sipas zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi me sigurimin këtijobjekti për Ministrin për sistem politik është siguruar dhe funksionimii suksesshëm i sistemit politik, gjithashtu realizimi i prioritetevestrategjike që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe njëherësh koordinimidhe harmonizimi më i mirë i funksionimit të të gjitha organeveshtetërore me qëllim respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Related posts

Pjesë nga intervista e Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri me portalin “Portalb”

Riorganizimi i administratës shtetërore: Pas perceptimit të fazës fillestare, janë mapuar 139 institucione, të cilët në analizat dhe të dhënat që i…

Me vizitën në Gjevgjeli, mbaroi edhe faza e fundit e përgatitjeve të Këshilltarëve ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me këshilltarët ekonomik, ishte për vizitë në…

BDI publikoi proektin e parë nga agjenda e gjelbër (Video)

Në ditëlindjen e 19-të, Bashkimi Demokratik për Integrimin njoftoi se pondërmerr përsiper dhe do ta përfaqësojë axhendën e gjelbër në Qeveri,Parlament, Komuna…