Bekteshi: Ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve do të rrisin fushën e kompanive që mund të aplikojnë

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, të cilat do të rrisin fushën e kompanive që mund të aplikojnë për mbështetje shtetërore, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në 24 Analiza në Televizionin 24. “Gjatë kësaj jave, më së voni në fillim të javës së ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të paraqesë deri tek Odat Ekonomike një draft version të ndryshimeve në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve. Duke qenë se ka disa kritere për sa i përket numrit të të punësuarve, për sa i përket të ardhurave nga viti i kaluar, ne do të shfrytëzojmë mundësinë për të bërë ndryshime shtesë për të rritur vëllimin e kompanive që mund të përdorin masat e këtij ligji.” ceku Bekteshi. Ministri theksoi se duke pasur parasysh që në të kaluarën kjo mbështetje financiare mund të përdorej vetëm nga kompanitë që ishin të angazhuara në prodhim, me këto ndryshime  fushëveprimi do të rritet. “Në Dekretin me fuqi ligjore që kemi miratuar gjatë periudhës së Covid, ne gjithashtu kemi përfshirë kompanitë që janë të angazhuara në tregti, por kanë investime në makineri, pajisje dhe salla, dhe ideja është të shohim një masë të tillë për të zgjeruar fushën dhe për të përfshirë sektorët e tjerë që edhe ata të mund të përdorin këtë mundësi dhe kështu të rrisin eksportin dhe të fitojnë tregje të reja,” tha Bekteshi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…