GRUBI: Fillojmë shpejtë me vaksinimin e popullatës në RMV

Popullata e Republikës së Maqedonisë së Veriut së shpejti do të nis të vaksionohet edhe atë me vaksinat e prodhuesve perëndimor me qëllim që të evitojmë çdo dyshim tek qytetarët tanë për këtë proces. Ne do të marrim vaksinat npërmes programit KOVAKS, kryesisht nga prodhuesi Pfizer BioNTech dhe Astra Zeneca. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Click Plus përballë gazetarit Fatmir Aliu.