Vlerësoj që më tepër acarimi ishte i oponentëve politik lidhur me objektin. E shihni debatin në opinion se pse ky objekt iu dha Ministrisë për sistem politik dhe jo Komisionit për Anti Korruspsion. Ky ishte edhe detali pse u bë kaq bujë e madhe lidhur me publikimin e fotos në objektin e ministrisë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Click Plus përballë gazetarit Fatmir Aliu.“Fotografimi pa maska ishte gabim i yni dhe neve që të gjithë që ishim prezent tashmë kemi paguar gjobat e shqiptuara ndaj nesh. Për një çast dërguam një mesazh jo të mirë deri tek qytetarët dhe pikërisht për këtë dhe kërkuam falje”, ka thënë Grubi.