GRUBI: BDI e së ardhmes, pjesë e çdo lëvizjeje në të mirë të RMV-së (VIDEO)

Do përpiqemi të ndërtojmë politika zhvillimore për çdo qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qytetarët kanë nevojë për drejtësi jo selektive, kanë nevojë për ekonomi dhe vende të reja pune, kanë nevojë për një shëndetësi më të mirë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Click Plus përballë gazetarit Fatmir Aliu.