Sekretari Aziri takoi kompozitorin Beqiri

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri priti në takim ish Ministrin e Kulturës së Republikës së Kosovës, profesor dhe kompozitor i mirënjohur i veprimtarisë muzikore shqiptare, z.Valton Beqiri. Gjatë kësaj pritjeje, sekretari Aziri dhe kompozitori Beqiri biseduan rreth shumë ideve për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë me dëshirë dhe vullnet për të sjellur diçka të bukur dhe unike për dashamirët e muzikës klasike. Sekretari Aziri falënderoi kompozitorin Beqiri për përkrahjen e pa rezervë që ia ka dhënë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke e përgëzuar edhe për botimin e fundit të miniaturave për flaut dhe piano që u promovuan në fund të Dhjetorit 2020 në sallën e Qendrës Kulturore Informative në Shkup. E tërë kjo me pikësynim të pasurojë edhe më tej literaturën muzikore të këtij formacioni ngase ky botim do të jetë në funksion të muzicientëve për shumë vite rradhazi. Përfundimisht, sekretari Aziri theksoi që Ministria e Kulturës do të u qëndrojë pranë dhe do të vazhdojë ti mbështesë të gjithë artistët që investojnë në pasurimin e ardhmërisë dhe traditës shqiptare, duke përkrahur drejtëpërdrejtë ngritjen e cilësisës në kulturë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…