Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për shtyp në Qeveri informoi për Programet që do të implementohen nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2021, të cilat u miratuan në seancën e fundit të Qeverisë. Ju transmetojmë tekstin e plotë të fjalimit të Ministrit Bekteshi: Më lejoni t’ju informoj në lidhje me Programet që do të zbatohen nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2021 të cilat u miratuan në seancën e fundit të Qeverisë. Vitin e ardhshëm, Ministria e Ekonomisë do të zbatojë disa programe për të mbështetur industrinë, inovacionin, zejtarinë, turizmin dhe promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin energjetik. Do të vazhdojmë me masat dhe aktivitetet për mbështetjen dhe zhvillimin e NVM-ve dhe sipërmarrësisë në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit. Kështu, në pritje të përfundimit të pandemisë, do të hapen mundësi për ndërmarrjet, fondacionet artizanale, shoqatat dhe Odat e zejtarëve për të mbështetur realizimin e aktiviteteve të tyre të biznesit. Për këtë qëllim këtë vit, Ministria e Ekonomisë për zbatimin e masave të parashikuara në Programin për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi siguroi 68,800,000 denarë. Këto fonde janë të destinuara për: – 50,000,000 denarë për masat për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme -13,000,000 denarë për zbatimin e masave nga Strategjia Industriale, – 4,800,000 denarë të destinuara për masa për mbështetjen dhe zhvillimin e Shoqatës së klastereve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe -1,000,000 për Investime dhe Përgjegjësi Sociale, subvencione për ndërmarrjet private. Kuotat për numrin e ndërmarrjeve që do të subvencionohen nga rajonet e planifikimit do të përcaktohen në thirrjet publike, sipas parimit “I pari I ardhur, të si pari I shërbyer”. Përveç programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi këtë vit vazhdojmë me implementimin e plotë të Programit për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe inkurajimin e efikasitetit energjetik në amvisëri. Vitin e kaluar, si rezultat i pandemisë, mjetet për këtë qëllim u rivendosën për të mbështetur më të prekurit, por këtë vit vazhdojmë me mbështetjen financiare për qytetarët për të cilën sigurohen gjithsej 52,000,000 denarë. Fondet janë të destinuara për: -8,000,000 denarë për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për kolektorët termik diellor në famvisëri deri në 30%, por jo më shumë se 10,000 denarë për familje dhe deri në 70%, por jo më shumë se 15,000 denarë për familje, për njerëzit me të ardhura të ulëta -22,000,000 denarë për kompensimin e pjesës së shpenzimeve për dritare PVC ose alumini në amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 25,000 denarë për familje, për kategorinë e njerëzve me të ardhura të ulta ; -14,000,000 denarë për rimbursimin e pjesës së shpenzimeve për blerjen e stufave të peletit në amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për familje dhe deri në 70%, por jo më shumë se 25,000 denarë për familje, për njerëzit me të ardhura të ulëta; -8,000,000 denarë për rimbursimin e pjesës së shpenzimeve për panel fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kW për konsum vetjak për amvisëritë, në ndërtesë në të cilën ka të drejtën e pronësisë ose përdorimit, deri në 30%, por jo më shumë se 62,000 denarë për familje . Këtë vit, për herë të parë, ndarja e kompensimit do të realizohet në përputhje me parimin “I pari I ardhur, I pari I shërbyer” brenda shumës së përcaktuar të fondeve me njoftimin apo shpallejn për secilin rajon të planifikimit sipas nivelit të zhvillimit të rajoneve të planifikimit në përputhje me rregulloret për zhvillimin e balancuar rajonal. Në pjesën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, këtë vit janë paraparë 21,800,000 denarë për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga prodhuesit preferencialë që përdorin preminë si shumë shtesë të çmimit të arritur me shitjen e energjisë së prodhuar në tregun e energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike. Gjithashtu, gjithsej 8,000,000 denarë janë parashikuar në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, përkatësisht për mbështetjen e varfërisë energjetike. Vitin e kaluar ne u përqendruam plotësisht në mbështetjen e turizmit si dega më e prekur nga pandemia. Në të katër Pakot e masave të miratuara nga Qeveria, u dha mbështetje për sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Vazhdojmë me mbështetje intensive edhe këtë vit, për të cilin Programi për zhvillimin e turizmit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 siguron 31,000,000 denarë. Me këtë program këtë vit parashikohen masa për të promovuar ofertën turistike të vendit edhe atë: – Për marketing digjital për potencialin turistik të mediave sociale – 11.500 000 denarë. – Subvencionet për pajisjet dhe mjetet për të përmirësuar Turizmin Aktiv 3,500,000 denarë. -Subvencione për qëllime turistike të amvisërive rurale-5,000,000 denarë – Promovimi i zonave ekologjike (ekoturizëm) – Përgatitja e Studimit të përgatitur për ekoturizëm dhe plani për promovimin e potencialeve për zhvillimin e ekoturizmit – 1.500.000 denarë. – Fushata për udhëtime të sigurta – shënjimi i qendrave turistike me çertifikata për turizëm të sigurt, materiale promovuese udhëtime të sigurta dhe fushata mediatike për turistët – 1.000.000 denarë – Azhurnimi i aplikacionit celular “Visit Macedonia” për potencialet turistike të vendit, si dhe mundësinë e rezervimit: hotel, restorant, ngjarje kulturore, si dhe kontrollimin e ofertave për të vizituar vende të caktuara në rajon 500,000 denarë -Subvencione për digjitalizimin e sektorit të turizmit / hotelierisë që do të kontribuojnë në digjitalizimin e ofertës turistike dhe përmirësimin e promovimit digjital të sektorit të turizmit / hotelierisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 4.500.000 denarë Në fushën e turizmit, gjithashtu do të doja të informoj se këtë vit vazhdojmë me masën – pushime të organizuara për punëtorët me të ardhura të ulëta. Efektet e vauçerëve të turizmit të brendshëm për qytetarët me të ardhura të ulëta që i realizuam vitin e kaluar si masë për të mbështetur turizmin gjatë pandemisë dhanë rezultate, veçanërisht për objektet e turizmit të brendshëm. Këtë vit në atë drejtim vazhdojmë përmes kësaj mase e cila filloi të realizohej për herë të parë në vitin 2017. Këtë vit, për atë qëllim, janë siguruar 15,000,000 denarë për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000. denarë. Mbështetja do të arrijë në 12,000 denarë për aplikant, dhe thirrja publike do të shpallet në gjysmën e parë të vitit sipas parimit “I pari I ardhur, i pari i shërbyer”. Dhe në fund, dua t’ju informoj për masën e subvencionit për instalimin e pajisjes me gas LPG, metan dhe karburante të tjera alternative në automjete. Këtë masë për herë të parë e realizuam në vitin 2019, ndërsa vitin e kaluar si rezultat i pandemisë fondet e siguruara për këtë qëllim u rialokuan për të mbështetur sektorët më të prekur. Këtë vit, do të shpallet përsëri thirrje publike për kompensimin deri në 50% të shpenzimeve për një pajisje të integruar me makinë LPG,metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjet, por jo më shumë se 18,000 denarë për automjet. Gjithsej 11,000,000 denarë janë siguruar për këtë qëllim, dhe thirrja publike do të shpallet në tremujorin e tretë të këtij viti mbi parimin “I pari i ardhur, i pari I shërbyer”. Faleminderit