GRUBI-ABAZOVIQ: Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut-Mali i Zi janë të shkëlqyera

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka realizuar një takim online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit Grubi dhe Abazoviq shkëmbyen mendime për temat politike aktuale në vend dhe rajon. Të dy bashkë kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, bashkëpunim ky i cili është në nivel të shkëlqyeshëm.Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka uruar homologun e tij nga Mali i Zi, z. Dritan Abazviq për postin zëvendëskryeministër dhe për realizimin e suksesshëm deri më tani të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi.Grubi gjithashtu i ka thënë kolegut të tij Abazoviq se Maqedonia e Veriut është e angazhuar me shumë përkushtim në përmbushjen e reformave dhe obligimeve të domosdoshme me qëllim çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Bashkimin Evropian.Nga ana e tij zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka thënë Grubit se Maqedonia e Veriut është një shtet mik dhe partner strategjik i vendit të tij. Abazoviq thotë se marrëdhëniet me Shkupin janë ndërtuar përmes dialogut dhe bashkëpunimit të mirë.Grubi dhe Abazoviq gjatë këtij takimi online janë pajtuar se anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, miqësia me ndërkombëtarët dhe në veçanti me partnerët strategjik të të dyja vendeve Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian janë vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe në veçanti për paqen dhe stabilitetin. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…